Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përzgjedhja e kreut të ri të SPAK i cili do të zëvëndësoj më 16 dhjetor Arben Krajën, ambasadorja Yuri Kim ka lëshuar një apel të fortë për të mos ndikuar askush me stilin e drejtësisë së vjetër në garën për kreun e SPAK.
ËebLajm sjell në vëmëndje se aktualisht janë 11 anëtarë të cilët me votën e tyre pranë këshillit të lartë të prokurorisë do të përzgjedhin një nga tre emrat garues.
Andand Xholin, Altin Dumani apo Edvon Kondili sipas ndërkombëtarëve do duhet të zgjidhen drejtues në garën mes tyre pa patur ndërhyrje nga jashtë pranë KLP-s.
Mes tre garuesve Xholi ka drejtuar më herët “spak” prokuroria e cila më herët quhej krimet e rënda ndërsa sot hetuesit kanë një mandate 9 vjeçar në këtë institucion dhe janë të pavarur.
Këta janë 11 anëtarët e KLP-s të cilët me votën e tyre do të përzgjedhin më 15 dhjetor kreun e ri të SPAK.
Kryetar Alfred BALLA
Zv/Kryetar Tartar BAZAJ
Anëtar Arta MANDRO
Anëtar Bujar SHESHI
Anëtar Eloida GOXHI
Anëtar Esmeralda CAMI
Anëtar Ledina RIZA
Anëtar Mirela P. BOGDANI
Anëtar Sokol STOJANI
Anëtar Nurihan SEITI METAJ
Anëtar Zeqir HODA