Ambasadori i Azerbajxhanit ka njoftuar se Presidenti i tij Ilham Aliev ka miratuar hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë pas vizitës në shqipëri dhe kërkesës së Presidentit Bajram Begaj.
Me anë të një postimi në Twitter, Anar Hysenov tregoi se është nxjerrë dekreti në lidhje me sigurinë e veprimtarisë së Ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri.
“Sot Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit ka nxjerrë Dekretin për sigurimin e veprimtarisë së Ambasadës së Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë”.