Një raport i bërë publik sëfundimi nga kontrolli i lartë i shtetit ka nxjerr në pah se histroia e filmit “lul kuqe mbi mure” përsëritet edhe në shqipërinë modern ku shteti ka nën kujdesje jetimet. Sipas kontrolleve përgjatë tre viteve 2019-2020-2021 kuota ushqimore dhe produktet që hanë jetimët nuk janë sipas atyre që përcakton ligji port ë reduktuara thuajse në gjysmën e tyre!
Tre vite auditim, KLSH zbuloi shklejet me tenderat e ushqimeve 2019-2021 tek “Zyner Hallulli”
Autoriteti kontraktor, Shtëpia e Fëmijëve
Shkollorë Tiranë “Zyber Hallulli”, në hartimin e
fondit limit për procedurat e prokurimit me
objekt “Blerje mallra ushqimorë” të realizuara
në vitet 2019, 2020 dhe 2021, me vlerë totale të
fondit limit 3,504,935 lekë pa TVSH nuk ka
paraqitur procesverbalin e përllogaritjes së
fondit limit, në të cilën duhet të përfshiheshin
elementët (numri i fëmijëve përfitues të ndarë
sipas grup moshave, sasitë e kalorive ditore që i
duhet çdo fëmije sipas grup moshave), kjo në
kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006
“Për prokurimin Publik’ i ndryshuar, dhe VKM
nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar neni
59.
Nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, nuk është zbatuar
niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, në kundërshtim me kërkesat e
pikës 1 të Udhëzimit nr. 689, datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për
Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesjes shoqërore”.
Ligji 121/2016 në nenin 24 pika 6 përcakton se Ministri përgjegjës për çështjet sociale nxjerr
udhëzim për procedurat dhe zbatimin e standardeve të shërbimeve. Por lidhur me standardet e
shërbimeve sociale shtetërore dhe metodologjinë dhe nivelit e përcaktimit të tarifave,
MSHMS nuk ka nxjerrë akte të reja nënligjore në zbatim të neneve 24, pikat 4 dhe 6; 26, pika
2; 27 pika 3; 35, pika 4; 40, pika 2; dhe 46, pika 3, të këtij ligji.
Lidhur me nevojat ditore të fëmijëve për lëndë ushqyese dhe kalori, menyja ushqimore
përgatitet për të gjithë fëmijët e institucionit pa dallim grup-moshe, gjinie ose gjendjeve të
veçanta. Në hartimin e menysë nuk merr pjese ekipi multidisiplinar, në mospërputhje me
kërkesat Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës
“Zyber Hallulli”. Vlera në lekë e përcaktuar për kuotën ditore për fëmijët nuk i përgjigjet të
njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët, për shkak të mos respektimit të saj
nga institucioni, si dhe mos indeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve të
publikuara nga INSTAT.
Për pasojë vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, për muajt e
përzgjedhur për auditim, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar, kjo e fundit përgjegjësi
drejtpërdrejt e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, dhe akoma me e ulët për shkak të mos
indeksimit të çmimeve, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Niveli i kuotave financiare të shpenzimeve për Ushqime, nuk është i përditësuar, duke
qëndruar në vlera të njëjta të kostos ditore për çdo grup moshe të fëmijëve, prej vitit 2018,
ndonëse përgjatë këtyre viteve ka inflacion të madh dhe rritje çmimesh në produktet
ushqimore bazë, si pasoje e situatës së Covid-19 dhe situatave globale.
Kështu, nisur nga të dhënat e INSTAT në faqen zyrtare, në lidhje me ndryshimet mesatare
vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, përgrupin“Ushqime dhe pije alkoolike”, nga
grupi i auditimit u përllogaritën se sa duhet të ishin ndryshuar këto kuota çdo vit, për koston
ditore për secilën grup moshë, duke konstatuar se:
Për grup moshën 6-12 vjeç, nga 440 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të
bëhej në 487,35 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 47 lekë/ditë.
Për grup moshën 13-15 vjeç, nga 480 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të
bëhej në 531,66 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 52 lekë/ditë.
Për grup moshën 16-18 vjeç, nga 500 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të
bëhej në 553,81 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 54 lekë në ditë.
Sa më sipër, mos përditësimi i ndryshimeve mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të
konsumit nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Shërbimi
Social Shtetëror, ka ndikuar drejtpërdrejtë në llogaritjen e fondit limit, vlerë e cilanuk jep
garanci të jetë përllogaritur saktë dhe në përputhje me nevojat ditore fëmijëve për ushqim
duke shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore për secilin grup moshe për fëmijë. (Trajtuar më
hollësisht në pikën 5 faqet 92-117 dhe pikën 7 faqe190-208, të Raport Auditimit).
Nga auditimi i procedurës së prokurimit “Blerje Ushqimesh për fëmijët” me Urdhër
Prokurimi nr.3 prot 119/1 datë 11.04.2019, me fond limit në vlerën prej 1,070,000 lekë pa
TVSH u konstatua se, numri i fëmijëve rezultoi 41 fëmijë (llogaritur me metodën e
mesatarizimit për 30 ditë), ku shpenzimi mujor për 41 fëmijë është (1,070,000/3muaj =
356,667 lekë/ në muaj) si dhe shpenzimi ditor për fëmijët (356,667 lekë/muaj/30 ditë= 11,889
lekë/ditë për 41 fëmijë).
Ndërsa, në bazë të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.689 datë
02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike
rezidenciale e komunitare të përkujdesit shoqëror”, duke u nisur nga grup moshat 6-18 vjeç,
shpenzimet ditore janë në vlerën prej 473 lekë/ditë x41 fëmijë =19,393 lekë/në ditë.
Sa më sipër, përllogaritja e fondit limit kosto ditore për 41 fëmijë është 11,889 lekë ndërsa
sipas Udhëzimit kjo kosto është në vlerën prej 19,393 lekë, pra me një diferencë prej 7,504
lekë/ditë për 41 fëmijë, ose e thënë ndryshe 183 lekë më pak për secilin fëmijë”,
përgjegjësi e grupit të hartimit të fondit limit.
(b)Nga auditimi i procedurës “Blerje artikuj ushqimorë për fëmijë” me Urdhër Prokurimi nr.1
prot 282 datë 11.01.2021, me fond limit në vlerën prej 1,640,000 lekë pa TVSH, u konstatua
se, numri i fëmijëve rezultoi 39 fëmijë (llogaritur me metodën e mesatarizimin për 31 ditë),
ku shpenzimi mujor për 39 fëmijë është (1,640,005.27 /6 muaj = 273,334 lekë/ në muaj)
si dhe shpenzimi ditor për fëmijët (273,334 lekë/muaj/30 ditë= 9111 lekë/ditë për 39 fëmijë),
kjo sipas proces verbalit të datës 11.01.2021.
Ndërsa, në bazë të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.689 datë
02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike
rezidenciale e komunitare të përkujdesit shoqëror”, duke u nisur nga grup moshat 6-15 vjeç,
shpenzimet ditore janë në vlerën prej 460 lekë/ditë x 39 fëmijë =17,940 lekë/në ditë.
Sa më sipër, përllogaritja e fondit limit kosto ditore për 39 fëmijë është 9,111 lekë ndërsa
sipas Udhëzimit kjo kosto është në vlerën prej 17,940 lekë/në ditë, pra me një diferencë prej
8,829 lekë/ditë për 39 fëmijë, ose e thënë ndryshe 226 lekë më pak për secilin fëmijë, kjo
në kundërshtim me nivelin e kuotave financiare për shpenzime ditore të përcaktuara në
Udhëzimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.689 datë 02.10.2018 “Për
nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e
komunitare të përkujdesit shoqëror”.
Sa më sipër, për vitin buxhetor 2019 dhe vitin 2021,mënyra e përllogaritjes së fondit limit
nga AK nuk është e saktë dhe si rrjedhim, janë shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore ose e
thënë ndryshe 409 lekë më pak të vlerës ditore për secilin fëmijë, duke cenuar detyrimin
bazë të Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, mbi përkujdesjen, respektin dhe përkushtimin
ndaj fëmijëve, në kundërshtim me VKM nr. 518 datë 04.09.2018. (Trajtuar më hollësisht në
pikën 6 në faqet 92-117, të Raport Auditimit).