Dua Lipa që sot është shtetësja më e re e Republikës së Shqipërisë. Lajmi i bukur në këtë prag 110 vjetori të shtetit shqiptar. Vendimi i marrë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është i pari që pas marrjes së detyrës, ndërkohë që prej javësh mediat gumëzhijnë për gafat “e zellshme” të kreut të shtetit që së fundmi kanë kulmuar me bllokimin e e më shumë se 80 kërkesave për nënshtetësi. Mbase me Dua Lipën presidenti i votuar nga të majtët më 24 korrik 2022, e tërheq këmbën zvarrë dhe për dhjetra të tjerë që presin prej muajsh firmën e tij për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.
Mbase këtë herë, familja presidenciale e shfaqur në krah të presidentit sot në një takim tërësisht zyrtar do ta bindë kreun e shtetit të ushtrojë funksionin e tij konform kushtetutës, ashtu siç e bind se kush duhet larguar nga puna apo emëruar në zyrat e institucionit më të lartë të shtetit,
Dhe që protokollin e shkelur me të dyja këmbët, kur familja drejton e merr pjesë në ceremoni dhënie nënshtetësie dhe takim zyrtar (e padëgjuar dhe parë ndonjëherë në historinë njëshekullore të shtetit shqiptar), të bindet ta respektojë po njësoj sa dhe kushtetutën e vendit që përfaqëson.