WebLajm sjell rezultatet si u ndanë votot në 2019 ku, Arben Kraja mori 6 vota, Altin Dumani 4 dhe Edvin Kondili mori 1 votë.
Por si u zgjodh më 19 dhjetor 2019 kreu i SPAK garë në të cilën edhe asokohe kandiduan Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Në garën ku fitues u shpall Arben Kraja votat u ndanë 6 mori Kraja, 4 Dumani dhe 1 votë Kondili.
Në garën e tre viteve më pas nuk dieht nëse Dumani ka arritur të shtoj vota nga 4 mbështetës që pati, por ai është një figurë që gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ambasadorja Kim e ka takuar veçmas.
Risi e kësaj gare mbetet edhe kandidimi i Adnand Xholit që më herët e ka drejtuar SPAK si ish krimet e rënda dhe në dosjene e atentatit ndaj Doshit ai thirri në prokurori të gjithë drejtuesit e shtetit nga President, Kryeminsitri, Kryetar Opozite, ministra e deputet të dëshmonin për ngjarjen.
Me më pak vota në 2019 përkatësisht vetëm njw të kryetarit të KLP-s asokohe Gent Ibrahimi, Edvin Kondili është sërish në garë. Me një karrierë 18 vite si prokuror duke e nisur pikërisht tek krimet e rënda në 2004. Nuk dihet nëse ai do mund të bëjë votat për tu bërë drejtues.
KLP ka aktualisht 11 anëtarë 6 gra dhe 5 burra që do duhet të zgjedhin me votë një nga tre garuesit.
Gara 2022
Kur kanë mbetur dy javë nga momenti që qeverisja e prokurorëve KLP do të votojë emrin e ri për kreun e SPAK me një mandat 3 vjeçar. Deklarata e ambasadores Yuri Kim se gara për kreun e SPAK ndërmjet Adnand Xholit, Altin Dumanit dhe Edvin Kondilit duhet të jetë transparente dhe e pandikuar ka ngritur shumë pikëpytje.
Do të fitojë kandidati që ndërkombëtarët mbështetsin edhe pse jo publikisht, do fitojë ndikimi i politikës apo do jenë anëtarët e KLP-s që 6 vota do ti përdorin pa u ndikuar nga asnjë lobim.
WebLajm sjell një pasqytë referuar kushtetutës dhe ligjit për funksionimin e SPAK se cilat janë kompetencat e drejtuesit prej dhjetor 2019.
Në opinionin publik dhe gjersisht në panelet e studiove kreu i SPAK përkufizohet si një kancelar pa tagra apo “pushtet”.
Sipas ligjit prokurorët jo vetëm të SPAK por në të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore janë të pavarur në vendimarrje dhe kërkesat e tyre paraqiten në gjykatë.
E po me ligj përkatësisht neni 15 i ligjit Nr. 95/2016 (PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR) drejtuesi i SPAK ka 10 kompetenca mjaft të rëndësishme.
Neni 15
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme
1. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet në përputhje me nenin 148/dh, pika 3, të
Kushtetutës.
2. Drejtuesi Prokurorisë së Posaçme ushtron funksionet dhe kompetencat e mëposhtme:
a) është drejtues administrativ i punonjësve të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesi i
Prokurorisë së Posaçme nuk i jep udhëzime një prokurori të posaçëm lidhur me thelbin e
hetimeve apo çështjes penale të ndjekur prej tij;
b) u cakton çështje prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre;
c) koordinon punën e njësive që janë në kompetencë të tij me agjencitë e tjera të zbatimit
të ligjit, shërbimet e inteligjencës dhe autoritetet e tjera kompetente;
ç) i paraqet Ministrisë së Financave projektbuxhetin për Prokurorinë e Posaçme dhe
Byronë Kombëtare të Hetimit;
d) brenda datës 1 mars, i dorëzon Këshillit të Lartë të Prokurorisë një raport vjetor me
shkrim mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme;
dh) thërret mbledhjen e Prokurorisë së Posaçme, kur është e nevojshme;
e) nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim në lidhje me procedurat administrative, si
dhe rregullore për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme;
ë) pas konsultimit me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbledhjes së
prokurorëve të posaçëm, nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për Byronë Kombëtare
të Hetimit, të cilat përmirësojnë marrëdhëniet e punës, efikasitetin apo garancitë mes dy
strukturave;
f) miraton rregulloret e nxjerra nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
g) cakton, në mungesë të tij, një prokuror tjetër të posaçëm në rolin e Drejtuesit të
Komanduar të Prokurorisë së Posaçme. Nëse kjo mungesë zgjat më shumë se 45 ditë, ose
përsëritet vazhdimisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë komandon një prokuror të posaçëm si
Drejtues të Prokurorisë së Posaçme për një periudhë kohore të përcaktuar, si dhe mban
parasysh nëse mungesa e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është e justifikuar apo përbën shkelje serioze të disiplinës