Momentete historike në foto, Kryeparlamentar, Minsitra, Deputet në një sallë me himnin “kuq e zi”
Kosova dhe Shqipëria zhvilluan për herë të parë, në prag të 110 vjetorit të pavarësisë, mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve.
Ecja krah për krah në rrugën drejt Europës dhe për të qenë po bashkë në sfidat e mëdha globale, nderimi i figurave të rëndësishme të historisë së Kombit tonë, ishin kryefjala në deklaratën e kryeparlamentarëve Nikolla e Konjufca.
Në fjalën e saj, Nikolla tha se dikur, një mbledhje e tillë, ishte një ëndërr për Shqipërinë dhe Kosovën, për shkak të pengesave që historia I vendosi kombit tonë, ndërsa për homologun e saj, Konjufcën, Serbia vijon ta rrezikojë Kosovën brenda dhe jashtë saj.
Mbledhja mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, nisi në orën 10:00 moment kur kryeministri Rama dhe Lindita Nikolla pritën kryeministrin e Kosovës Albin Kurtit në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërsa në hyrje të kuvendit oborrit ishte dekoruar me një ekspozitë figurave të njohura të shtetit shqiptar, prej vitit 1912.



