Europol nën operacionin e koduar “Drita e shkretëtirës”, ka shkatërruar një kartel droge që kontrollonte një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë.

Kjo goditje cilësohet si historik nga autoritetet spanjolle dhe britanike, pasi ka çuar pas hekurave 49 persona në vende të ndryshme, përfshirë Francën dhe Dubain.
Operacioni çoi në sekuestrimin e 30 tonëve kokainë si dhe supermakina të bandës, vila luksoze dhe grumbuj parash në bastisjet që u zhvilluan të koordinuara, siç dhe shihni në këto pamje.
Policia spanjolle ka bërë me dije se lideri i organizatës është një “shtetas britanik”, i cili u largua nga baza e tij e mëparshme në Costa del Sol për t’u fshehur në Dubai, ku është vendosur Grupi i Krimit të Organizuar “Kinahan”.
Bastisjet dhe arrestimet nga Europol u kryen në të gjithë Evropën dhe në Dubai midis 8 dhe 19 nëntorit.