WebLajm mëson se 5 masa sigurie janë lëshuar e po ekzekutohen ndaj zyrtarëve publik.
Emrat e funksionarëve publik.
Rudina Llagami
Albi Gjeka
Altin Sallaku
Alketa Sulo
Igli Lubonja
Ata do të qëndrojnë me masë arrest shtëpie kërkuar nga prokuroria. Hetimet kanë zbuluar se ata kanë favorizuar hackerat Iranian të hynë në sistemin e brendshëm të policisë dhe serverave shqiptar. Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga prokuroria e tiranës dhe Bledar Valikaj.
Për këtë proçedim ka patur edhe disa letër porosi jashtë vëndit, ndërsa pritet të ketë edhe disa arreste të tjera.
Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:
A.I. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
A.S. – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
R.Ll. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
I.L. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe
A.Gj. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.
Këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Prokuroria do vazhdojë hetimet për identifikim e plotë të çdo aktori apo subjekti të përfshirë në këtë veprimtari duke vënë para përgjegjësisë penale.