Përmbaruesit privat e kanë humbur betejën me gjyqësorin. Teksa kërkonin përjashtimin e trupës gjjukuese në kolegjin e gjykatës së lartë ata kanë marrë një gjobë 100 mijë lekë dhe kërkesa e tyre është refuzuar. Përmbaruesit kërkonin të përjashtohej Asim Vokshi dhe Sokol Sadushi si trupa që do shqyrtonin rekursim e tyre. Por kjo kërkesë është cilëduar nga kolegji civil si e pabazuar në ligj.
Çështja, Nr. 06-00- 2022 Regj.Them
DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSOR PRIVATË
Përjashtimin e gjyqtarëve Sokol Sadushi dhe Asim Vokshi nga shqyrtimi i çështjeve administrative Nr. 31001-00249-2019 regj. them. dhe Nr. 31003-02529-2018 regj. them.
Neni 72 i Kodit të Procedurës Civile.
M.BICI
Vendimi gjykatës
1. Mospranimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësor Privatë për përjashtimin e gjyqtarëve Sokol Sadushi dhe Asim Vokshi.
2. Caktimin e një gjobë në shumën 100.000 (njëqind mijë) lekë në ngarkim të kërkuesit Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësor Privat për parashtrimin e një kërkese të padrejtë.
3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkueses.
4. Ky vendim është i formës së prerë.
5. Të njoftohen gjyqtarët Sokol Sadushi dhe Asim Vokshi, si dhe palët ndërgjyqëse të çështjeve administrative Nr. 31001-00249-2019 Regj. Themeltar dhe Nr. 31003-02529-2018 Regj. Themeltar.