Prishtina nesër do të jetë në protestë nga gra e vajza për krimin makabër kryer rrerh orës 18 të kësaj të mërkure.
Sokol Halili qëlloi me pistoletë ish gruan dy herë në kokë. Ndërsa e ndjera Hamide Magashi ishte paraqitur në maternitet pasi më 1 nëntor do të sillte në jetë fëmijën.
Nënë e foshnje kanë ndërruar jetë ndërsa krimin e rënda e ka dënuar edhe kryeministri Albin Kurti.
Shkruan Kurti në FB
Dy engjëj në qiellin e pistë
Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.