Kreu i PD-s , Berisha në një takim me simpatizantë dhe votues në njësin 5. Ka akuzuar maxhorancën dhe kryeministrin Rama për abuzim me fondet publike.
Berisha tha se shifrat e konstatuara nga auditimet e bëra në instirucionet publikd nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, arrijnë në 8 miliard euro.
“Në 7 vite, Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, 8 miliardë e 200 milionë euro. Nuk është kjo shifër e opozitës miqtë e mi. Kjo është shifër e KLSH-së. Vetëm në 8 muaj e këtij vitit, KLSH-ja ka konkluduar se janë vjedhur dhe shpërdoruar 1.2 miliardë Euro, apo 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë, garantoj këtu çdo rrogëtar të Shqipërisë, se mjaftojnë për të rritur rrogat e tyre, 130 %”- tha Berisha.
Ai sqaroi edhe debatet në kuvend për buxhetin.
“Çfarë kërkuam ne në parlament. Nuk kërkuam 130 %, ne kërkuam të rriten rrogat 23 %, ne kërkuam të shtohen 23 miliardë lekë në fondin e rrogave. A i patë karton e kuq, si kope, njerëz pa ndjenja, pa dhembshuri”.