Shpresa Beçaj ish drejtuesja e gjykatës së lartë humb statusin e magjistratit dhe mbetet jshatë sistemit të drejtësisë. Këtë vendim e ka marrë kolegji i posaçëm i apelimit.
Vendimi KPA
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 270, datë 03.07.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 270, datë 03.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 01.12.2022