Pas dy javësh, më 16 dhjetor këshilli i lartë i prokurorisë brenda ditës do të intervistojë tre kandidatët për kreun e Spak dhe do të zgjedh njërin prej tyre. Në garë janë Adnand Xholi, Altin Dumani, Edvin Kondili.
WebLajm mëson se edhe këto ditë të mbetura gara dhe lobimi mbetet mjaft i fortë, ndërsa KLP ende ska vendosur nëse do të ketë një votim të hapur apo të fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Spak. Tre kandiatëve u duhet të marrin shumicën e votave ndërmjet 11 anëtarëve të KLP-s.
1. Zhvillimi i intervistave me kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si më poshtë:
a. Adnan Xholi
b. Altin Dumani
c. Edvin Kondili
2. Zgjedhja e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.