Transporti i fëmijëve drejt dijes, për të kapur orët e mësimit mbetet një vështirësi e përditshme e shumë familjeve, prindërve e vetë shoqërisë.
Pak ditë më parë një aksion i policisë rrugore ka zbuluar një situatë mjaft të rëndë ku 12 fëmijë ishin vendosur në pjesën e pasme të një furgoni a thua se po transportohej mall kontraband apo emigrant ilegal!!!
Shoferi është ndëshkuar me gjobë. Por ajo që e bën të rëndë situatën është fakti se prindrit e zonës së Prush në periferi të tiranës e dinin këtë gjë.
Këto pamje të rënda tregojnë se institucionet publike do duhet të ndërhyjnë sa më parë pasi fëmijët janë e ardhmja e shoqërisë, pasuria më e madhe dhe smund të trajtohen si thasë të hedhur rifurxho në një furgon!