Partia demokratike e drejtuar nga ish kryeminstri Berisha ka hyrë në zgjedhje këtë të diele. Në 56 bashki degēt lokale po votojnë për primaret ku tirana ka dhe nr më të lartë të kandidatëve. Nga 61 bashki ku do zhvillohen primaret për të zgjedhur me parimin një anëtar një votë kandidatin e PD për lokalet e 14 maj 2023. Malësia e Madhe është bashkia që ska patur garues e sot smban primare. 4 bashki të tjera për arsye teknike e deri në debate e konflikte mes garuesve janë përajshtuar nga ky proçes deri në një vendimarrje të dytë. Rezulatet e primareve pritet të shpallen brenda 24 orëve pasi kutitë e votimit do të mblidhen në selinë e PD për tu numuruar.