Ish efektivi speciales, komando Arbër Paplekaj kërkon që gjykimi ndaj tij të mos vazhdohet në Elbasan. Kjo kërkes e tij është rrëzuar më heret në shkallë të parë dhe apel, por Paplekaj me argumentin se në atë gjykatë ka konflikt interesi e njëanshmëri ka bërë rekurs në gjykatën e lartë.
Me anë të rekuesit ai kërkon transferim gjykimi ndërsa është marrë i pandehur për akuzen e vrasjes ndaj viktimës Pjerin Xhuvani.
Paplekaj ishte truprojë e Gazmend Bardhit në zgjedhjet e Prillit 2021, ndërsa ngjarja me viktima e përplasje me armë në Elbasan u shënua më 21 prill 2021. Kjo ngjarje shkaktoi tension dhe akuza politime mes PD e PS ndërsa hetimer zbuluan se gjithçka ndodhi për vota dhe politikë.
