Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të negociojë me askënd në lidhje me perimetrin e sigurisë, më datë 6 dhjetor, një ditë ku në vendin tonë pritet të zhvillohet samiti Be-Ballkani Perëndimor dhe tubimi rithemelimit.
Në përgjigje të pyetje online në bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve në Facebook, Rama tha se nuk do të ketë asnjë incident ditën e 6 dhjetorit, ndërsa bëri me dije se samiti është organizuar prej kohësh dhe se janë marrë t gjitha masat nga Shqipëria dhe organizatorët Europianë.
Në fjalën e Ramës në bashkëbisedimin me qytetarët në Facebook, nuk munguan akuzat ndaj opozitës dhe Sali Berishës. Rama e cilësoi protestën e 6 dhjetorit absurde, ndërsa tha se Berisha proteston për interesat e veta.
“Nuk besoj të ketë incidente. Samiti ka kohë që organizohet, përfshin shumë institucione dhe një të konsiderueshëm personash dhe zyrash që janë në këtë rast të BE-së, ku hyjnë dhe forcat e sigurimit. Polica ka bërë publik perimetrin e sigurisë, i cili është i pa negociueshëm me askënd, tha kryeministri.