Të dehur e pa patentë, shpejtësi garash, mjete pa siguracion, mesazhe dhe telefonata teksa drejtojnë mjetin.
Këto shkelje vetëm në 1 javë kanë prodhuar mbi 9200 masa ndëshkuese nga policia rrugore në Tiranë pëe shoferët e konstatuar në rrugë.
Shqetësues mbetet konsumi alkolit i cili rezulton se ka përfshirë të gjithë grup moshat e shoferëve nga 21 deri në 62 vjeç. 9 shoferë të dehur janë arrestuar ndërsa për celularim janë ndëshkuar 744 të tillë.
Përgjatë javës janë pezulluar 164 patenta ndërsa 10 mjete luksoze janë shoqëruar për verifikim nga sektori trafiqeve dhe krimit ekonomik.