Projektiti të Auto Moto Park në Elbasan i parë në historinë e vëndit, i bashkohen në fazën e shprehjes së interesit 5 nga studiot më të mira të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 në botë, ajka e dizajnit të auto-motodromeve dhe qendrave të formimit e testimit për sigurinë rrugore!
Me këtë interes të shprehur Automotorizimi Shqiptar punon krah për krah me FIA dhe me nivelin më të lartë të eksperiencës në botë, përfaqësuar nga: TILKE GmbH & Co. KG, APEX Circuit Design Ltd., Studio DROMO Srl., Test & Training ËURZ Design, DRIVEN International Ltd., për jetëzimin e këtij projekti.
👏 Ndajmë me kënaqësi disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjoze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i Janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Auto Moto Park Albania! -shrkuan në FB drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor.