110-vjetori i FA, mbi 300 artistë të bandave ushtarake të vendeve të NATO-s, koncert bamirësie për Ukrainën, në Tiranë
Nën tingujt e muzikës më të përzgjedhur botërore, por edhe këngët më të njohura shqiptare, mbi 300 artistë nga kori, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe bandat ushtarake nga Kosova, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia u bënë bashkë në një koncert madhështor, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.
Përmes këtij eventi me moton “110-vjet Pavarësi-110 vjet Forca të Armatosura- Së bashku për Paqen”.