Drejtoria e burgjeve ka marrë sot një pajisje për kontrollin imazherik të sëmundjeve të brendshme. Kjo pajisje është dhuruar nga Dioqeza Tiranë-Durrës dhe Caritas, ndërsa është marrë në dorëzim nga kreu i burgjeve Admir Abrija dhe ministri drejtësisë Ulsi Manja.
Postimi i Manjës në Fb
Shëndeti është dhurata e jetës!
Një dhuratë e çmuar nga Caritas Dioqezan Tiranë – Durrës për spitalin e burgut.
Ofrimi i shërbimit të trajtimit mjekësor për personat me heqje lirie është një çështje me rëndësi të veçantë! Çdo banor i vendosur në institucionet e vuajtjes së dënimit duhet të trajtohet me profesionalizëm dhe të përfitojë kujdesin e duhur mjekësor për problemet shëndetësore❗
Për herë të parë, spitali i burgut pajiset me një eko abdominale, e cila shërben për ekzaminimin imazherik dhe diagnostikimin e organeve të brendshme 🩻
Falenderoj organizatën humanitare fetare Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës për këtë akt dhurimi 🙏🏻




