Kur ende sjanë mbushur 24 orë nga tubimi i PD dhe 48 orë nga Primaret që e nxorën fitues dhe kandidatin e opozitës ndaj Erion Veliajt për lokalet e Tiranës. Belind Këlliçi i cili sot hapi protestën e opozitës si folësi i parë politik e ka lënë atë në mes menjëhere. Ky veprim duke “braktisur” protestuesit dhe shkuar në rinas për një udhëtim jashtë vëndit duket pak i çuditshëm kur edhe vetë PD e opozita ishte tejet e shqetësuar për dhunën ndaj ish kryeministrit Berisha.
WebLajm ka siguruar foto ekskluzive nga banaku i bar kafes në rinas ku Këlliçi është relaksuar para se të marr avionin e të lërë shqipërinë. Këto foto të bëra rreth orës 14 kohë në të cilën kreu opozitës po mbante fjalimin e tij dhe ishte fundi i protestës.
E teksa Berisha u godit e su tërhoq nga tubimi edhe pse i gjakosur, Këlliçi ka zgjedhur të lërë protestën në mes e të largohet. Nuk dihet me leje apo pa leje, por ajo që vlen të theksohet është se ky tubim ishte mjaft i rëndësishëm për opozitën e bashkuar e vetë PD teksa në Tiranë mbahej samiti Be-Ballkani Perëndimor.
Po ashtu nuk dihet edhe cila ka qenë arsye e udhëtimit i cili me sa duket ka qenë mbi protestën, protestuesit apo edhe situatën shënderësore të liderit të opozitës!
Përgjatë orës që Këlliçi ka qenë në aeroport fluturimet e planifikuara kanë qenë Zyrih, Beograd e Vjenë.
WebLajm ka mësuar se Këlliçi ka udhëtuar drejt Vjenës por destinacioni final i tij ende sdihet.
WebLajm i uron shumë suksese z.Këlliçi por këto foto tregojnë se ai ka bërë një veprim që politikisht tregon se protesta për të sot ka qenë dytësore.
Autor i Shkrimit
Arsen Rusta