Kërkohej nga SPAK për aferën 131 mijë euro duke favorizuar një kompani italiane, arrestohet në Tiranë ish drejtoresha OSHE. WebLajm mëson se Ferra është arrestuar dhe brenda 48 orëve do të dalë para gjykatës së posaçme.
Njoftimi policisë
DVP Tiranë/Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. kanë kapur shtetasit:
– A. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016;