600 mijë euro të sekuestruara dhe lidhje me financime të dyshimta nga Katar trondisin BE. Zv.Presidentja Greke e parlamentit europian është arrestuar për korrupsion.
Më herët të premten, u raportua se autoritetet belge kishin kryer disa arrestime dhe kontrolle në Bruksel në lidhje me një hetim mbi akuzat për korrupsion në Parlamentin Evropian , të cilat lidhen me mbajtjen e Kupës së Botës në Katar .
Në veçanti, forcat e sigurisë kryen katër arrestime dhe 14 kontrolle. Sipas raportimeve të mediave , një ish-deputet dhe kreu i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave u arrestuan në lidhje me dyshimet për marrjen e shpërblimeve nga Katari . Hetuesit dyshuan për përpjekje të një prej shteteve të Gjirit Persik “për të ndikuar në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian “.
Prokuroria në Bruksel nuk përmendi një shtet specifik, por burimet tregojnë se ishte organizatori i Kupës së Botës FIFA 2022 .
Gjatë kontrollit u sekuestruan 500 mijë euro cash.