Ariu i murrmë Mark, i njohur si “Ariu i Sofrës” u shpëtua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës nga organizata ndërkombëtare e mirëqënies së kafshëve “Four Paws”, pas 24 viteve i mbyllur në kafaz dhe i përdorur si atraksion turistik.
Mark do të udhëtojë me stafin e Four Paws drejt strehimores së arinjve Arbesbach në Austri ku do të ndiqet nga veterinerët pasi ai ndodhet në gjëndje jo të mirë shëndetësore.








