Vendimi i rrallë për ti dhënë të drejtë pas më shumë se 3 dekadave emigrantëve të ushtrojnë të drejtën e votës, rezulton se ka patur shumuicën e votave të gjyqtarëve kushtetues.
WebLajm mëson se 5 gjyqtarë kanë qënë pro kësaj kërkese, mes tyre Vitore Tusha, Marsida Xhaferrlari, Sonila Bejtja, Sandër Beci dhe Ilir Toska.





Ndërsa tre votat kundër i përkasin gjyqtarëve Altin Binaj, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji. Kushtetuesja ende se ka zbardhur vendimin e argumentuar ndërsa pritet që ky vendim të detyroj parlamentit brënda 1 viti të plotësojë të gjithë kuadrin ligjorë.



Edhe pse më 14 Maj 2023 ka zgjedhje lokale ajo që dihet me siguri është fakti se zgjedhjet e ardhshme qëndrore për Kuvend nuk do të mund të zhvillohen pa votën e emigrantëve (diasporës).
Ky vendim sdihet nëse do prek edhe zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023. Kushtetuesja ende se ka zbardhur dhe Komisioni i Zgjedhejve ka nisur përgatitijen, pra lokalet do të zhvillohen pa votën e shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijëve shtetëror. Ndërsa neni 24 i kodit zgjedhor kushtëzon që emigrantët votojnë vetëm për zgjedhje qëndrore (KUVENDIN).
Neni 24 i Kodit Zgjedhor
Kompetencat e KQZ-së lidhur me votimin nga jashtë vendit
(ndryshuar me ligjin nr. 101/2020, datë 23.7.2020)
- KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin
e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për
zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë,
kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të
përhershëm jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e
votimit nga jashtë. - Votimi nga jashtë vendit organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithë
komponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohen
për votimin nga jashtë vendit, sipas këtij ligji. - KQZ-ja duhet të marrë vendim për përfshirjen për herë të parë të votimit nga
jashtë vendit në procedurat e zakonshme të votimit. Në zgjedhjet vijuese, votimi nga jashtë
vendit bëhet automatikisht pjesë përbërëse e procedurave të votimit. - Procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit miratohen me akt normativ të
KQZ-së
Kjo padi e Diasporës u paraqit në Kushtetuese nga studio Halimi Laë, studio e krijuar dhe drejtuar nga ish ministri drejtësisë z.Eduart Halimi.
Vendimi i Kushtetueses:
VENDOSI:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.
3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
4. Pushimin e gjykimit lidhur me Urdhrin nr. 219, datë 19.04.2021 të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.