Prej 48 orësh nga media lokale e deri në CNN shkruhet se Marku la shqipërinë pas 22 vitesh robëri.
Po kush është Marku?
Marku është emri i ariut të Murrëm, i cili është strehuar në një Park a Kopësht Zoologjik në Austri.
Ndërsa për 20 a 22 vite u mabjt rob si dekorues në një kafaz për klientët e restorantit (x).
Iku iku, atje në Austri. Vjenën ku kanë ikur shumë kapitale shqiptare. Jetojnë edhe shumë shqiptarë të pasur në Austri, ata që ndoshta me ose patëdrejtë cilësohen “oligark”.
Që Ariu lë Shqipërinë si vend i pajetueshëm!!! VEÇ LAJM POZITIV NUK ËSHTË.
Po e lë shqipërinë Njeriu, i Riu, e kështu me rradhë. Tani e la edhe Ariu!
A do të reflektojmë sa sështë vonë?
Krahu i punës nga vëndet të tjera përfshi edhe Bangladeshin dështoi. Ata vinë rrinë 2 ose 3 muaj dhe zhduken ilegalisht në Europë. Biznesi spo falimenton, po mbijeton pa shpresë.
Njeriu me gomone nga Lamansh në Britani.
Ariu me mjet autokarro ambulancë e përshtatur drejt e në Austri.
Ariu në leksikun dhe literaturën tonë mbahet ndër kafshët më të forta e rezistente. Por ja që këtu sja doli e robëruan e mbyllën në kafaz! Fiks si shumë ëndrra e mundësi të atyre që lanë e duan të lënë shqipërinë.
A moj e mjera Shqipëri! Si don ti? Apo bijtë e bijat e tua spo u rrihet në atdheun e tyre shqipëri?