Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka përmbyllur vizitën e tij një javore në SHBA me një takim me Sekretarin e Shtetit z.Blinken.
Në përmbyllje të një jave të suksesshme takimesh në Uashington, pata kënaqësinë e veçantë të takoj Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe bashkëshorten e tij, Znj. Evan Ryan. Në këtë takim i shpreha Sekretarit Blinken mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri, shkruan Manja në FB
Para takimit me Blinken z.Manja takoi edhe zv.Prokurorin e SHBA-ve z.Swartz. Ndërsa i shoqëruar nga deputetët znj.Mimi Kodheli dhe z.Xhemal Qefalia kanë vizituar gjykatën e distriktit në NewYork.