IKMT tjetër aksion në bregdetin e Golemit, prish strukturat e Hotel “Kastrati Empire”
Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel Kastrati Empire. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.
Vetëm pak ditë më parë, në zbatim të ligjit, IKMT prishi pishinën e Hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh duke ia kthyer hapësirën qytetarëve.