Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah se teknologjia e informacionit pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës është e rrezikuar dhe shërbimet ndaj qytetarëve shpesh herë ndërpriten.
Sipas dokumentit të siguruar nga WebLajm thuhet “Nga auditimi mbi sistemin Multifunksional u konstatua se: -Sistemi multifunksional vazhdimisht punon me ndërprerje dhe ka probleme me ecurinë normale të punës duke ndikuar në veprimtarinë e specialistëve dhe institucionit në ofrimin e shërbimeve kundrejt qytetareve dhe bizneseve”.

Ky auditim rezultatet e të cilit janë publikuar pak kohë më parë nxjerrin në pah edhe se si pajisjet firewall, router dhe infrastruktura e networkut u konstatua se: – Infrastruktura e rrjetit aktual të sistemeve të ASHK është e amortizuar dhe pa mirëmbajtje të pajisjeve duke mos përmbushur kërkesat e Drejtorive Vendore, të cilat kanë nevojë për kapacitete shtesë për transmetim dhe rritje të sigurisë së informacionit. – Pajisjet e komunikimit sëitch dhe router core në Drejtorinë e Përgjithshme ASHK dhe ato të hostuara në Datacenter-in e AKSHI nuk kanë pjesë rezervë në raste avarie të pajisjeve të cilat janë në prodhim; – File Server i Regjistrimit Fillestar është në maksimumin e kapaciteteve të ruajtës; – nuk disponon një infrastrukturë BCC (Business Continuity Center) në kundërshtim me VKM nr. 710, datë 21.08.2013 “Për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes së informacionit, vazhdueshmërisë së punës dhe marrëveshjeve të nivelit të shërbimit”.


Sipas KLSH aktualisht ka edhe një Handipak, ku drejtuesit vendor smund të shohin dot para orës 16 se sa kërkesa apo aplikime të qytetarëve kanë mbetur pa u trajtuar!