200 agjentë imobiliar të cilët me çertifikim shtetëror nga sot njihen si ndërmjetësit e pasurive të palujatshme në trsgun e shit-blerjeve janë çertifikuar nga Ministria e Drejtësisë.
Në postimin e tij në FB Ministri Manja shkruan:
⚖️ Ligji i ri për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme dhe kuadri i plotë nënligjor në zbatim të tij, na mundësoi të licencojmë sot 200 ndërmjetësit e parë që operojnë në treg prej vitesh.
Nga sot formalizohet një veprimtari tregtare që deri dje dominohej nga konkurrenca e pandershme e “seksereve të pasurive të paluajtshme” dhe duart e zgjatura të botës së errët të pastrimit të parave .
Kjo epokë mori fund tashmë, duke ja lënë vendin një profesioni dinjitoz dhe fisnik të certifikuar përmes një procesi rigoroz, në bashkëpunim me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend.
Ministria e Drejtësisë do të trajtojë dhe 996 kërkesa të tjera, nga të cilat 6 janë subjekte juridike të huaja, ndërkohë që 18 subjekte nuk arritën të kalonin traun e ligjit të ri.
Suksese 200 ndërmjetësve të parë dhe me besimin reciprok tek njeri- tjetri, dyert e Ministrisë së Drejtësisë do të jenë të hapura për bashkëpunim në funksion të ofrimit të një shërbimi cilësor për qytetarët dhe zbatimin me korrektësi të kuadrit ligjor në fuqi!