WebLajm sjell digasteret, nga Ministrit, Bashkitë, Banka e Shqipërisë, Radio Televizioni Publik, AKSHI, Posta dhe Policia e Shtetit
Viti 2023 pritet të jetë intensiv për të zbuluar abuzimet në institucionet publike të cilat kanë keqmenaxhuar fondet, shpërdoruar buxhetin e shtetit si dhe nuk kanë ofruar shërbimet ndaj qytetarëve.
WebLajm ka siguruar ekskluzivisht listën e 152 institucioneve publike nga Ministritë kryesore në vend, thuajse të 61 Bashkitë, ndërmarrjet si Ujëllsjellësa Kanalizime, Radio Televizioni Publik e deri tek Strehëzat e të Moshuarve do të kalojnë në sitën e KLSH.











Sipas këtij dokumenti audituesit do të kontrollojnë performancën financiare, përputhshmërin e aktivitetit sipas legjislacionit, departamentet e teknologjisë së informacionit e deri tek zbatimet e rekomandiemve nga auditet e mëparshme.
Në sitë pritet të kalojë edhe institucione të rëndësishme si Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Doganave, Drejtoria e Tatiemve, Posta Shqiptare.
Një kapitull i veaçntë në këtë auditim është edhe numri 56 ku përfshin “Për sigurinë kibernetike dhe mbrojtien e të dhënave gjatë përdorimit të shërbimeve publike” e mes institucioneve që do auditohen janë Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Policia e Shtetit.
Ky kalendar auditimi është firmosur nga kreu i këtij institucioni z.Arben Shehu, ndërsa përgjatë 2022 ishin mbi dhjetra kallëzime penale në prokuori ndaj zyrtarëve publik e të zgjedhurve të cilët u gjetën me shkelje nga KLSH.