Florin Demollari magjistrati që do të drejtojë luftën ndaj korrupsionit fillimisht u përball me qeverisjen e gjyqësorit e cila refuzoi ta emëronte me argumentin se nuk justifikonte pasurinë, por pas një vendimi të apelit administrative KLGJ ndërroi mëndje.
Demollari i cili për dy vite ka shërbyer në gjykatën e Kukësit, nga 1 Janar 2023 do të jetë në krye të drejtorisë së antikorrupsionit në ministrin e drejtësisë.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, i njëjti institucion i cili refuzoi ta emëroj gjyqtar Demollarin.
Forin Demollari është diplomuar në magjistraturë në vitet 2018-2019 ndërsa vetëm pas një beteje 1 vjeçare me KLGJ ai mundi të emërohej gjyqtar.
Vendimi apelit administrative është lënë në fuqi edhe nga kolegji i gjyaktës së lartë që e konstatoi shkelje vendimin e KLGJ.
Pas gjithë kësaj situate KLGJ qeverisja e gjyqësorit jo vetëm e emëroi gjyqtar, por e ka përzgjedhur atë si simbolin dhe imazhin e antikorrupsionit me një mandate 5 vjeçarë në ministrin e drejtësisë.