Në zbatim të ligjit antimafia Prokuroria e Posace kërkon të dënohet ish gjyqtari i lartë Guxim Zenelaj dhe 7 pasuritë e tij të konfiskohen duke kaluar për llogari të shtetit.
Sipas SPAK zenelaj ka bërë deklarim të rremë pasurie, fshehje të saj dhe ka refuzuar të deklaroj pasurinë duke konsumuar tre vepra penale.
Zenelaj në vitin 2019 është larguar me dorëheqie nga sistemi i drejtësisë duke mos ju nënshtruar procesit të vetting.
Ndër pasuritë që SPAK kërkon të kalojnë në favor të shtetit janë tre apartamente, dy bodrume, një dyqan në Lezhë dhe një sipërfaqe toke në himarë prej 1000 m2 në Porto Palermo në Himarë.