Busti u dëmtua dy netë më parë nga persona të paidentifikuar. Ndërsa ai qëndron prej 4 vitesh tek kodrat e liqenit pranë vellëzërve Frashëri.
Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018. Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Nderimi i tij me një ceremoni rivarrimi në Shqipëri krijoi debat publik, ndërsa ai ka mbajtur edhe postin e kryetarit të “Ballit Kombëtar”.
Bashkia e Tiranës ka rehabilituar në kohë rekord bustin e Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e bustit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizimin në qytet. “Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizimin ne qytetin tonë!
Një pakice e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.

