Me anë të një postimi Tedi Blushi kërkon nga qeveria të paguaj sa më parë perosnat me aftësi të kufizuara. Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë thotë se si kjo qeveria paguan miliona euro për konçesoione e sgjen zgjidhje për popullin.
Postimi i Tedi Blushit në FB
Solidaritet dhe mbështetje të plotë për kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të personave me aftësi të kufizuara në Elbasan që kanë hyrë në greve urie në prag të festave të fundvitit për shkak se Qeveria e pashpirt u ka hequr padrejtësisht ndihmën mujore, duke i tallur, mashtruar dhe braktisur në hallin e tyre.
“Rilindja” që paguan 80 mijë euro çdo ditë pronarët në arrati të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, që vjedh edhe kafshatën e jetimëve, që zhvat miliona euro me koncensione, PPP, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por që nuk jep 16 mijë lekë në muaj për invalidët nuk meriton më asnjë ditë të qëndrojë në pushtet.