Ai është djali efektivit të policisë Dilaver Velo tashmë të pezulluar nga detyra me firmë të kryepolicit Muhamet Rrubmullaku.
Dilaver Velo rezulton efektiv patrulle pranë komisariatit numër 4, nuk dihet nëse Alban Velo ka përdorur praninë e të atit në polici për tu shmangur arrestimeve deri më tani.
Alban Velo njihet edhe si shok i Aleksandër Sadikaj të ekzekutuar në qershor të 2022 në një attentat me bombë teksa udhëtonte nga Tirana drejt Tepelenës në aksin e rreth rrotullimit të “teg”.
Njoftimi Policisë për Pezullimin e Velos.
Inspektor Dilaver Velo kom.pol. nr 4, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Patrullës së Përgjithshme.
Policia e Shtetit
Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie.
Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.
Alban dhe Dilaver Velo