Alban Velo nga Përmeti është autor i krimit ku me 9-të plumba u ekzekutua biznesmenin Edmond Papa pasditën e 16 dhjetorit në Tiranës.
Në kuadër të operacionit “Eagels Eyes” policia dhe prokuroria e tiranës kanë zbardhur krimin dhe kanë sekuestruar një automjet, tre celualrë dhe pamje filmike që implikojnë autorët e krimit.
WebLajm mëson se për të arritur deri tek vrasja, Velo me bashkëpunëtorët e tij e kanë ndjekur Papën prej 2 javësh në çdo intinerar lëvizje.
Ende sështë konfirmuar motivi i këtij krimi, ndërsa hetuesot dyshojnë se shkak mund të jetë prishja e pazareve të drogës mes grupeve kriminale.
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”.
Ai dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera.
Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.