Verifikimi i bërë nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka zbuluar se dy figura politike Agron Kapllanaj i PD-s përkrahës i Enkeleid Alibeaj dhe Kleo Murataj kandidat i PSD drejtuar nga Tom Doshi kanë dënime dhe probleme në të shkuarën e tyre me drejtësinë.
Sipas vendimit të siguruar nga WebLajm Kapllanaj është i dënuar në itali për vjedhje ndërsa Murataj për armbajtie në shqipëri.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve këtë të mërkurë kishte planifikuar edhe një mbledhje për të diskutuar mbi gjetjet e prokurorisë dhe fatin e karrierës politike të Kapllanaj e Murataj. Por kjo mbledhje u shty për një ditë tjetër.
Njoftimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve
Ditën e Mërkurë, datë 4 Janar 2023, ora 11.00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhjen publike me këtë rend dite:
Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN”, qarku Fier”.
Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Kleo Hekuran Murataj, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”.
Vetë Kapllanaj e ka deklaruar këtë dënim në formularin e tij të dekriminalizimit, ndërsa ka argumentuar se gjithçka lidhet me një mashtrim që një Italian i ka bërë kur ka blerë një makinë.
Por nga ana tejtër drejtësia italiane e ka dënuar për vjedhje me 2 vite burg, dënim që ka marrë formën e prerë atje.
Nëse është vërtet makina që e ka mashtruar italiani apo Kapllanaj ka vjedhur diçka tjetër mbetet për tu parë në zbardhjen e plotë të vendimit tashmë të administruar nga Prokuroria Shqiptare. Përtej këtij dënimi i cili sot ka më tepër vlerën morale si një vepër e rëndomtë e vjedhjes e parashkruar, Kapllanaj kërkon një mandat si kryebashkiak i Mallakastrës dhe ka shfaqur publikisht kandidaturën. Nuk dihet nëse ai do të çertifikohet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për të qenë ende në politikë apo karriera e tij do të mbyllet këtu.

Ndërsa Kelo Murataj ende ska shfaqur një ambicie politike për Lokalet e 14 Majit 2023, ndërsa njësia e dekriminalizimit ka kërkuar të dhëna për të edhe në Gjermani por ska mundur të marrë një përgjigje shteruese.




