Teksa u prit në fundvit 2022 amnistia për të burgosurit e cila nuk u realizua, kjo gjë sdo të ndodh sëpaku deri në maj të këtij viti. WebLajm mëson se qeveria është tërhequr nga kjo iniciativë deri në përfundim të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj 2023.
Afro 450 të dënuar shumica prej tyre gra e vajza që do të përfitonin nga amnistia do duhet të presin edhe disa muaj në rast se për to do të ketë amnisti.
Futja e vëndit në vitin elektoral dhe disa muaj para zgjedhjeve ka bërë që drafti i amnistis të mos përshpëjtohet kjo edhe për mos sjellë një situatë ku mazhornca do të akuzohej se po e bën amnistin për vota.