84 aksidente më pak janë regjistruar në Tiranë përgjatë 12 muajve të 2022, krahasuar me 603 të ndodhura në 2021. 14% më pak janë në 2022 me një numër prej 519 aksidente apo ngjarje rrugore.
Të plagosurit me pasoja të rëndë janë 7 më pak më 55 nga 62 të një viti më parë.
Ulje ka patur edhe aksidente me pasoja fatale vdekje, ku në 2022 janë 22 jetë të humbura krahasuar me 30 në vitin 2021.
Të plagosurit lehtë kanë një ulje me 100 persona më pak me 545 krahasur 645 të një viti më parë.
Aksioni/ Respektimi sinjalistikës
Prej disa ditësh policia rrugore ka ndërrmarë një aksion për sinjalistikën detyruese STOP për efekt të përparësisë në kryqëzime. Ky kontroll po bëhet në rrugët e brendshme dhe të jashtme të qytetit.