Një automjet (tip furgon) është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, duke e dëmtuar atë (siç shihet në fotot).
Shtylla është pjesë e fiderit nr.12, që lidh segmentin Balldre – Torrovicë dhe lidhet me N/ST e Lezhës, dëmtimi i të cilës ka lënë pa energji elektrike zonën e Dajçit.
Pas hetimeve përkatëse nga autoritetet e rendit, ekipet e OSSH Shkodër dhe Lezhë po marrin masa për rivendosjen e rrjetit në punë, duke angazhuar mjete transporti të veçanta, shoqëruar me bazë materiale. Rasti i fundit është i përsëritur, duke sjellë shqetësime të vazhdueshme për abonentët.