Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi, që në bashkëpunim me të ëmën kreu megavjedhjen te banesa e ish-shefes së Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, Alda Klosi, është gjobitur pak ditë pas ngjarjes. 23-vjeçari Dobi është ndaluar teksa udhëtonte me mjetin “Mercedez Benz” me targa ‘AC055HD’, në rrugën ‘Abdyl Frashëri’ në Tiranë.
Ai është ndaluar nga blutë e Policisë së Shtetit, pasi është pikasur se ndodhej në timon pa rrip sigurimi dhe pa targat e vendosura në mjet. Verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se xhamat e mjetit me të cilin udhëtonte Dobi ishin 100% të errësuar, më shumë se sa norma e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Pamjet janë nga momenti i ndalimit të Dobit si dhe gjobën e majme që do të duhet të paguajë 23-vjeçari, në vlerën e 55 mijë lekëve të reja.
Momenti ndalimit Dobi në Timon