WebLajm sjell pamjet se si duket rruga e rikonstruktuar dhe pjesërisht e re buzë detit në qytetin e Sarandës nga qendra deri tek “Kanali i Çukës”.
Kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma ka prezantuar këtë investim, ndërsa transformimi i qytetit turistik me “LungoMaren” të përfunduar e ka renditur jo vetëm më të vizituarën gjatë sezonit por përgjatë gjithë vitit përfshi e këto dit me diell Janari.
Gurma është konfirmuar si kandidat i mazhorancës në zgjedhjet e 14 Majit, duke patur edhe mbështetjen e banorëve dhe qytetit që ai drejton aktualisht.