Altin Dumani dhe kreu i KLSH Arben Shehu kanë zhvilluar një takim pune këtë të mërkurë. Fokus i takimit ka qenë shkëmbimi i informacioneve dhe ndjekia e kallëzimeve penale për të goditur rastet korruptive tek zyrtarët publik dhe institucionet shtetërore.
Aktualisht Klsh ka nisur një fazë auditimi në institucione përgjatë 2023 ku përfshihen bashkitë, ministritë e mbi 200 njësi publike.
Njoftimi i KLSH
Të dy drejtuesit, shprehën vullnetin e tyre për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella institucionale si dhe të rritjes së komunikimit të vazhdueshëm në identifikimin dhe përcjelljen e rasteve të korrupsionit dhe abuzimeve me qëllim parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve. Gjithashtu u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.