Kryetari i PD në Elbasan Luçiano Boçi ka sjell një denoncim përmes fotove se si është degraduar “Përroi Zaranikës” në këtë qytet. Sipas Boçi i cili është edhe kandidati PD për lokalet e 14 majit, bashkia e drejtuar nga PS sot është përgjegjëse.





Çfarë e lë në këtë gjendje “Përroin e Zaranikēs?
Pas 16 vitesh kjo shëmti estetike dhe rrezikshmëri reale për jetën e banorëve është lënë të degradojë në këtë mënyrë!
Ujëra të zeza, plehra, argjinatura të dëmtuara, ndotje masive është gjendja aktuale e “Përroi të Zaranikës”! Ku kanë shkuar paratë e qytetarëve të Elbasanit? Në 16 vite, përse nuk është vënë dorë asnjëherë? Kush mban përgjegjësi për banorët që rrezikojnë jetët e tyre sa herë ka reshje?
Koha për llogaridhënie ka ardhur! Nga 14 maji i japim tjetër fytyrë dhe perspektivë Elbasanit .