WebLajm zbulon udhëtimet 7 vjeçare të ish agjentit të FBI Mark Thomas Rossini i cili në 2019 u bë aksioner në kompani hidrokarburesh në shqipëri krijuar nga Shefqet Dizdari në 2008 “law investigation” Kontaktet me Shqipërinë sipas vetë shënimeve të Rossini datojnë para 2019, rezultojnë të kenë nisur 7 vite më parë që në 2012, por pa dhënë detaje si e përse.
Ai fton edhe miq të tij të vizitojnë Shqipërinë të cilën e quam shteti i 51 i SHBA-ve.
Ndryshe nga Charls McGonigal i cili është fotografuar me darka me mish, ish agjenti Rossini ka vlersuar në shqipëri peshkun e freskët.
“Ata po përpiqen të anëtarësohen në BE dhe të sjellin investimet e nevojshme. Unë kam ardhur këtu gjatë 7 viteve të fundit dhe kurrë nuk jam zhgënjyer dhe nuk jam ndjerë kurrë i padëshiruar. Ata e duan Amerikën dhe shumë e mendojnë Shqipërinë si shtetin e 51-të. Duhet të vini. Milje e milje plazhe të paprekura në Adriatikun e pastër, ushqim i shkëlqyer dhe më shumë ditë kalendarike me diell sesa Spanja” shkruan ish agjenti FBI sot pjesë e procesit ku ish kolegu i tij Charles McGonig është në akuzë në gjykatën e distriktit të Columbias Uashington për konflikt interesi dhe shkelje të rregullave të FBI në detyrë. Shkleje të cilat lidhen me para që ka marrë nga Agron Neza dhe takime me kryeministrim Edi Rama që ka patur McGonigal.