33 vite më parë shkrimtari Ismail Kadare para se të kërkonte azil politik në Francë ka takuar Ramiz Alinë, pasardhësin e diktatorit Enver Hoxha duke i renditur disa kërkesa. Por gjithçka ka rënë në vesh rë shurdhër duke bërë që dhe vetë ai të ikte jashtë vëndit e të kërkonte azil.
Më 3 shkurt 1990, Ismail Kadareja zhvilloi një takim me kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivit.
WebLajm sjell dokumentin e transkriptit të takimit zhvilluar në Presidencë.
Arkivat kanë bërë një zbardhje duke sqaruar se “Në qendër të bisedimeve ishte situata kritike e vendit në kapërcyell të viteve ‘90-të. Konteksti i kohës, në mungesë të demokracisë dhe të mirëqenies ekonomike, do të motivonin kërkesën e shkrimtarit Kadare për azil politik në Francë. Këto arsye do të përmendeshin në letrën (bashkëngjitur më poshtë) që Kadareja i adresoi Alisë disa muaj pas takimit mes tyre”.
“Demokratizimi i plotë i jetës, heqje dorë nga dhuna, lirimi i të burgosurve politikë, heqja dorë nga izolimi i vendit, nga mbrojtja e Stalinit, lejimi i fesë dhe i lirisë së të shprehurit e të tjera si këto, kanë qenë disa nga kërkesat që ju a kam paraqitur të formuluara në mënyrë krejtësisht të saktë në pranverë të këtij viti. Ato kanë qenë vazhdimi logjik i asaj që kam shprehur e kam mbrojtur në veprën time gjatë shumë viteve, ashtu siç është i tillë edhe vendimi për të lënë vendin tim.”- arsyetonte Kadareja.