Vendimi qeverisë për Green Coast shpk pas të cilës është biznesmeni Samir Mane, vjen me një emërtim Special!
Deri më tani ishim mësuar me Investitor strategjik që mernin morën e marin prona publike por qeveria ka rezervuar statusin SPECIAL! këtë herë me një VKM në favor të Manes.
VENDIM Nr. 59, datë 1.2.2023 PËR DHËNIEN E STATUSIT TË VEÇANTË “INVESTITOR NË STRUKTURË AKOMODUESE ME 5 YJE, STATUS SPECIAL” APLIKUESIT “GREEN COAST” SHPK Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr. 93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “Green Coast” sh.p.k. 2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama
Projekti në Jug, miratuar hotel MGallery nga Bashkia Himarë
Bashki e cila do të marrë zero lekë si taksë infrastrukture pasi Mane ka fituar statusin Special me VKM.
——
“Green Coast sh.p.k, pjesë e Balfin Group po zhvillon një projekt në Jug të vendit dhe konkretisht në Palasë ku përveç vilave është angazhuar edhe në ndërtimin e një hoteli markë me 5 yje. Projekti ka përfituar gjithashtu statusin e investimit strategjik.
Por çfarë përfiton në fakt projekti nga marrja e statusit special. Qysh nga viti 2018 qeveria miratoi një paketë ligjore që synonte lehtësime fiskale për kompanitë që do të angazhohenin në sjelljen e markave ndërkombëtare në fushën e hotelerisë. Konkretisht sipas ndryshimeve ligjore, hotelet me 4 dhe 5 yje paguajnë tatimfitim për një periudhë 10-vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë statusin special.
Sipas ligjit, përjashtimi nga tatimfitimi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë autorizimin nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit nisin në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.
Në atë kohë u bë gjithashtu vendosja e një niveli TVSH-je prej 6 për qind për furnizimin e shërbimeve që ofrohen në hotelet me 5 yje me status special. Më parë ky nivel TVSH-je ofrohej vetëm për furnizimin e shërbimit të fjetjes në gjithë strukturat akomoduese në vend.
Por trajtimi i diferencuar bëhet vetëm për ata me status special, që do të thotë se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget e këtyre hoteleve do të faturojnë shërbimin me 6% TVSH.
Hotelet kanë lehtësi edhe te taksa e infrastrukturës. Për të gjithë ata që kanë statusin special si hotele me pesë yje (brand name), taksa e infrastrukturës është zero”
Marrë nga