Alda Klosi ish drejtoresha kabinetit tek ish zv.Kryeminsitri Arben Ahmetaj pa kaluar 24 orë nga arrestimi është sëmurur dhe ka kërkuar të shtrohet me urgjencë në spital. Këtë të dielë ishte përcaktuar që ndaj saj të zhvillohej masa e sigurisë, ndërsa prokuroria e cilëson shtrimin në spital një inskenim për të mos u përballuar më drejtësinë.
Mos denoncimi në kohë i vjedhjes së 120 mijë eurove, deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore dhe dyshimet për pastrim parash e deklarim të rremë pranë inspektoriatit të deklarimit të pasurisë janë akuzat që kanë çuar në qeli Alda Klosin.
Ndryshe nga ish sekretari i përgjitshëm i minsitrisë së financave Arlind Gjokutaj që përfundoi në spital me probleme kardiake, Alda Klosi ka paraqitur simptoma ankthi e stresi të shoqëruar me hypertension.
Masa sigurisë ndaj saj do të zhvillohet ditën e hënë, ndërsa prokuroria kërkon që të mbahet në qeli pasi prania e saj jashtë ndikon tek provat dhe hetimet që po kryejnë hetuesit.
Deklarimet e Alda Klosit, vëllait të saj dhe pastrueses Rozeta Dobi rezultojnë kontradiktore dhe për këtë pritet që hetuesit të bëjnë një ballafaqim ditët në vijim.
Ndërsa tetë persoanve të tjerë që u është vjedhur banesa mes tyre sipas burimeve edhe një ministër e disa personazhe të medias kanë refuzuar të bëjnë kallëzim penal duke mohuar ngjarjen.